Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë për t’i ofruar mbështetje Greqisë, shtet i cili po përballet me zjarre të shumta pas temperaturave të larta.
Përmes një postimi në Twitter, Mehaj ka thënë se Kosova është e përgatitur për të ofruar ndihmë për të luftuar zjarret dhe për të qëndruar pranë komuniteteve të prekura.
Ai shton se solidariteti nuk njeh kufij dhe së bashku mund ta kapërcejmë këtë sfidë.
Postimi i plotë:
Extending our help to 🇬🇷 during this challenging period of wildfires.
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) July 25, 2023
We are prepared to provide assistance within our capacities to combat the fires and stand by the affected communities.
Solidarity knows no borders, & together, we can overcome this challenge.
🇽🇰🤝🇬🇷