image Mehaj flet për blerjen e dronëve nga Turqia: Kosova duhet të jetë vendi i 33-të që anëtarësohet në NATO

Siguri

Mehaj flet për blerjen e dronëve nga Turqia: Kosova duhet të jetë vendi i 33-të që anëtarësohet në NATO

news image

Pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se Kosova ka bërë blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqi, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se që nga marrja e mandatin si ministër prioriteti i tij kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së, raporton Gazeta Sinjali.

Mehaj ka thënë se dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të blerë, posedimit i të cilave është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit.

“Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilë do të vazhdojmë të rrugëtojmë krahë për krahë gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhështor.

Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona, projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenjë drejt zhvillimit të forcës tonë”, shtoi Mehaj.

Ai gjithashtu tha se Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO.

“FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.

Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO, detyrat tona në këtë rrugë do t’i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë.

Ju faleminderit të gjithëve për mbështetje!”, përfundoi ministri i Mbrojtjes, Mehaj.

/GazetaSinjali/