image Kurti: Kemi blerë dronë nga Turqia, e kemi shtuar numrin e ushtarëve - Kosova është edhe më e sigurt

Siguri

Kurti: Kemi blerë dronë nga Turqia, e kemi shtuar numrin e ushtarëve – Kosova është edhe më e sigurt

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se arsenalit të ushtrisë i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët janë blerë nga Turqia.

Kurti në njoftimin e tij në Facebook tha se “në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”.

“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, shtoi ai.

Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy…

Posted by Albin Kurti on Sunday, July 16, 2023

/GazetaSinjali/