Në fundjavë, reperja Loredana u shfaq krah për krah me lojtarin kosovar i cili luan te Lille, Edon Zhegrova, në profilin e saj në Instagram, duke ndezur thashethemet.
Gushtin e kaluar, reperja Loredana, ndau me fansat e saj në Instagram se ajo dhe Mozzik i kanë ndarë rrugët.
Ndarja nuk do të ndryshojë asgjë në situatën familjare: Loredana thekson vazhdimisht se ajo dhe Mozzik kanë ende një marrëdhënie shumë të mirë – edhe për hir të vajzës së tyre, Hanës.
Fotoja ndez thashethemet, shkruan mediumi zviceran blick.
Pak muaj më parë këngëtarja tha për “Promiflash” se aktualisht nuk është në kërkim të një mashkulli të ri. “Jam shumë e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante – por e shijoj jetën time”, thotë Loredana.
Por ajo shton: “Unë besoj përsëri në dashurinë e vërtetë dhe jam shumë e interesuar për të!” A është sërish e dashuruar?
Loredanën mund ta shihni krah për krah me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrova. Kosovari aktualisht është nën kontratë me klubin francez OSC Lille. Të dy duken mjaft të lumtur. Marrëdhënia mes tyre nuk është (ende) e qartë.