Agjencia e lajmeve në Turqi, Anadollu, sulmin terrorist në qytetin e Vjenës e ka raportuar si një konflikt të armatosur, transmeton Gazeta Sinjali.
Në faqen e parë të saj “Anadolu Agency”, ka shkruar se sulmi ka qenë një konflikt i armatosur mes policisë dhe njerëzve të paidentifikuar deri më tani.
“Një përleshje e armatosur shpërtheu midis policisë dhe njerëzve, identiteti i të cilëve nuk ishte përcaktuar, ndodhi në Vjenë, një nga zonat më turistike, kryeqyteti i Austrisë”, thuhej ndër të tjera në raportimin e kësaj agjencie./Gazeta Sinjali/