image Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik

Kosovë

Mediumi kroat: Shoferi i autobusit tha se diçka e pengoi gjatë vozitjes në momentin e aksidentit tragjik

news image

Shoferi i autobusit të Deva Tours, D.L, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik që ndodhi gjatë mëngjesit të së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur, iu caktua një muaj paraburgim nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod.

Edhe pse kishte raportime se shoferi pranoi në një moment se e kishte zënë gjumi në timon, mediumi kroat Jutarnji.hr shkruan se në deklaratën e parë të dhënë në polici, shoferi  52 vjeçar nuk kishte thënë në asnjë moment se kishte fjetur në timon, por se diçka e kishte penguar gjatë vozitjes, duke e bërë që të dalë nga rruga.

Shoferi u mbrojt në heshtje në marrjen e parë në pyetje nga policia dhe më vonë nga Prokuroria e Shtetit.

Shoferi aktualisht po vuan paraburgimin në burgun e Pozhegës në Kroaci.

/Gazeta Sinjali/