Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi lëndim në fitoren e thellë të Napolit ndaj Sampdorias.
Rrahmani që ishte nga minuta e parë titullar u detyrua të largohej në fillimin e pjesës së dytë.
Kosovarin e goditën me kokë një nga kundërshtarët, që ngriti këmbën më shumë se sa duhet, derisa pastaj mbrojtësi kërkoi të zëvendësohej.
Menjëherë stafi mjekësorë u përkujdes për yllin kosovar, derisa mediumi italian “Fantacalcio”, raporton që Rrahmani nuk do këtë probleme për ndeshjen në vikend ndaj Cagliarit.
“Në pikëpamje nuk do të këtë probleme për Rrahmanin për ndeshjen e radhës, që zhvillohet me 26 shtator në shtëpi ndaj Cagliarit”, shkroi mediumi italian.
Mbetet të shihet edhe në testet e radhës që do bëhen ditëve të ardhshme. /Gazeta Sinjali Sporti/