image Mediumi i njohur grek pretendon se Albanese në fakt është grek - Sinjali

Mediumi i njohur grek pretendon se Albanese në fakt është grek

news image

Anthony Albanese ka marrë fokusin e mediave në trojet shqiptare për shkak të mbiemrit të tij.

Pretendenti për kryeministër të Australisë po flitet se ka rrënjë arbëreshe, derisa kjo tezë lind edhe për shkak të mbiemrit të tij dhe gjenezës së tij.

“Alabanese” në gjuhën italiane do të thotë “shqiptar”, ndërsa edhe prejardhja e tij nga Barletta në rajonin Apulia në jug të Italisë, rajon ku jeton një komunitet i madh i arbëreshëve (mbi 100 mijë), të shtyn të mendosh se raportimet janë të drejta.

Megjithatë, fqinjët e shqiptarëve në jug mendojnë krejt ndryshe. Mediumi “Greek City Times” pretendon se Albanese në fakt është grek.

Se si kanë ardhur tek ky përfundim ky medium nuk është e qartë në tekstin e tyre, por si duket grekët do të pretendojnë tani edhe Alabanesen së bashku me një numër të madh të figurave historike shqiptare.  

Albanese nuk e takoi babanë e tij deri në vitin 2009.

Ai u rrit duke menduar se nëna e tij e takoi babanë e tij jashtë shtetit dhe ata u martuan, por babai i tij më pas vdiq në një aksident me makinë para se të ktheheshin në Australi.

Vetëm kur ishte adoleshent, nëna e tij, Maryanne Albanese, i tha të vërtetën.

Pas vdekjes së Maryanne në 2002,  Albanese filloi të kërkonte të atin.

Ai kujtoi se ishte pyetur nga djali i tij, Nathan, se ku ishte babai i tij gjatë një vizite në varrin e Maryanne.

 Albanese e gjeti Carlon në vitin 2009 dhe krijoi një lidhje me të, duke bërë udhëtime të rregullta në Itali. Carlo vdiq nga kanceri në vitin 2014.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin