Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, mund të largohet nga skuadra e Arsenalit në afatin kalimtar të janarit.
Gazeta e madhe angleze “The Mirror” shkuran se “Topçinjtë” janë të gatshëm që ta shesin futbollistin nga Prishtina.
Sipas këtij mediumi, karriera e tij në Arsenal ka përfunduar pasi u hoq shiriti i kapitenit pas një eksesi me tifozët e klubit.
Xhaka po kërkohet në Itali nga klubin e qytetit të Milanos, AC Milan dhe Inter.
Për shërbimet e tij po interesohet edhe Atletico Madrid.
Xhaka u nënshkrua për 34 milionë funte apo rreth 40 milionë euro nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe është ende shumë i vlerësuar në Bundesliga.
27-vjeçari është i shqetësuar në lidhje me të ardhmen e tij në Euro 2020 nëse ai lihet jashtë fushave nga klubi londinez.