image Mediumi francez: UEFA do ta shtyjë Kampionatin Evropian

Futboll

Futboll/ Mediumi francez: UEFA do ta shtyjë Kampionatin Evropian

news image

Mediumi francez L’Equipe ka raportuar që UEFA, për shkak të koronavirusit, ka vendosur që ta shtyjë Kampionatin Evropian që mbahet këtë vit.

Siç raportohet, Kampionati Evropian do të shtyhet për vitin 2021, transmeton Gazeta Sinjali.

Ende nuk është marrë një vendim i tillë. UEFA do të mblidhet të martën për të marrë disa vendime rreth Kampionatit Evropian dhe Ligës së Kampionëve.

Koronavirusi tashmë ka prekur edhe lojtarët e ekipeve të njohura. Në Serie A dhe Bundesligë tashmë tre lojtarë kanë dal pozitiv në testet për koronavirus./Gazeta Sinjali/