Pa filluar vera mirë temperaturat në futboll janë të larta, shkruan Sinjali Sport.
Shumë klube të mëdha kanë ndryshuar trajnerët dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe te gjiganti francez PSG.
Mauricio Pochettino mund të largohet pas gjashtë muajsh, pasi mori klubin parisien. Një nga gazetat më të mëdha në Francë, “Liberation”, shkruan se argjentinasi dëshiron të largohet.
INFO LIBÉ – ???? Mauricio Pochettino veut quitter le PSG
— Libération (@libe) June 1, 2021
L'entraîneur argentin, arrivé il y a moins de 6 mois, a informé la direction du club de sa volonté d’être libéré de son contrat qui court jusqu’en juin 2022. @SchneiderGrgory #PSGhttps://t.co/MGJsnm47dU
Gazeta shkon më tutje, teksa shkruan që Pochettino ua ka shprehur drejtuesve dëshirën e tij për të dalë i lirë, edhe pse ka kontratë deri më 30 qershor 2022.
Nënshkrimi i Ancelottit me Real Madridin, bën të ditur se e vetmja zgjidhje argjentinasit i ka mbetur ish klubi, Tottenham Hotspurs.
Skuadra londineze është pa trajner pasi e shkarkuan Jose Mourinhon, ku tash janë duke kërkuar për drejtues të ri për skuadrën. /Gazeta Sinjali Sporti/