image Mediat zvicerane për Osmanin: Përfaqëson një fytyrë të freskët, befasuese, të shtetit më të ri në Evropë

Politikë

Mediat zvicerane për Osmanin: Përfaqëson një fytyrë të freskët, befasuese, të shtetit më të ri në Evropë

news image

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka bërë një vizitë në Zvicër, ku kjo është pritur me shumë interes nga homologët dhe nga mediat vendore, shkruan Gazeta Sinjali.

Interesimi për këtë vizitë është parë edhe në konferencën për media që Osmani e mbajti së bashku me kryeparlamterarin zviceran, Andreas Aebbi.

Kurse, gazeta Zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) e ka përshkruar me një entuziazëm të lartë profilin e mysafires nga Kosova, ku e quajti si një fytyrë të freskët e befasuese të shtetit më të ri në Evropë.

“Vjosa Osmani përfaqëson një fytyrë të freskët, befasuese, të shtetit më të ri në Evropë. Vizita në Bernë e presidentes kosovare në detyrë të mërkurën rrit shpresat për një kapitull të ri në marrëdhëniet kosovare-zvicerane”, shkruan Georg Häsler Sansano, gazetar që më parë ka punuar si korrespondent ballkanik për mediat zvicerane.

“Një anglishte e kultivuar, me tingull amerikan, deklarata politikisht të mprehta, përmbajtjesore në vend të frazave të gjata, e arsimuar mirë, e re, nënë e binjakëve: Vjosa Osmani nuk korrespondon aspak me stereotipin e politikanit ballkanas”, shtoi ndër të tjera gazetari./Gazeta Sinjali/