image Mediat serbe bëjnë të ditur dy emrat që mund të zgjedhen Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi

Rajon

Rajoni/ Mediat serbe bëjnë të ditur dy emrat që mund të zgjedhen Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Bashkimi Evropian në pranverë do të zgjedh një Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rast të zgjedhjes së një Përfaqësuesi Special të BE-së duhet të ketë konsensus midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, mediat serbe kanë bërë të ditur për dy emra të cilët janë spekuluar se mund të zgjedhen si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi.

Kreu aktual i diplomacisë së Sllovakisë, Miroslav Lajçak dhe ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Kristof Heusgen, janë dy emrat e mundshëm për të ndihmuar në dialogun mes dy vendeve.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një prononcim për televizonin serb, ka thënë se i Dërguari i BE-së mund të jetë Miroslav Lajçak./Gazeta Sinjali/