Transferimi i Neymar në Barcelonë sipas mediave në Spanjë virtualisht është i pamundur.
Sipas raportimeve, paga e lartë e Neymar është një nga problemet e transferimit të tij në Barcelonë, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, transferimi i Lautaro Martinez është shumë I mundshëm. Ai po shihet si zëvendësuesi ideal për Suarezin.
Barcelona për sulmues anësor duhet të varet nga Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, Ansu Fati dhe transferimi i ri, Francisco Trincao.
Po ashtu Barcelona e ka nën kontratë ende Coutinhon, të cilin mund ta përdorë./Gazeta Sinjali/