image Mediat në Shqipëri raportojnë se janë sekuestuar 1 mln funta në Portin e Durrësit

Shqipëri

Mediat në Shqipëri raportojnë se janë sekuestuar 1 mln funta në Portin e Durrësit

news image

Një furgon me 1 milion funta para të gatshme që vinte nga Anglia është ndaluar ditën e sotme në Portin e Durrësit.

Report Tv raporton se furgoni ka ardhur nga porti i Ankonës në Itali dhe ka mbërritur në Durrës rreth orë 12:00.

Furgoni ishte i ndaluar, pasi ishte me rrezik dhe duhej të kontrollohej në çdo kalim në portin e Durrësit.

Dyshohet se furgoni bënte transport mallrash mes Shqipërisë dhe Anglisë prej disa kohësh.

Operacioni për sekuestrimin e 1 milion funtave kesh është zhvilluar pak më parë, ndërkohë që pritet të mësohen detaje të reja.

Sinjalizimi për furgonin e mbushur me funta britanike ka ardhur nga autoritetet angleze.

Të pranishëm në kontrollin e furgonit ishin Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, nëndrejtori, shefi i Krimit Ekonomik dhe Drejtori i Doganës së Durrësit.

Sipas mediave në Shqipëri, shoferi i furgonit që bartte këto para është Jetmir Ismaili, i cili po merret në pyetje nga policia.

Furgoni dyshohet se ka ardhur për herë të tretë në Shqipëri. Aktualisht paratë ende nuk janë numëruar të gjitha, por dyshohet se janë mbi 1 milionë funta./Gazeta Sinjali/