image Mediat në Francë: Liridoni nga Kosova vrau me thikë gruan e tij 22-vjeçare

Diasporë

Mediat në Francë: Liridoni nga Kosova vrau me thikë gruan e tij 22-vjeçare

news image

Mbrëmjen e të dielës, më 23 maj, një grua e moshës 22-vjeçare, Stéphanie Di Vincenzo, është therur për vdekje me thikë nga partneri i saj, në mes të rrugës në Hayange.

Pas mesnatës, burri dyshohet se e ndoqi viktimën nga shtëpia e tij në rrugë ku e goditi me thikë disa herë para se të arratisej me makinë.

I dyshuari, një shtetas kosovar, Liridon B., është i njohur në mënyrë të pafavorshme për policinë dhe gjykatat.

Ai u dënua për vepra trafiku dhe “po vuante një dënim të paraburgimit në shtëpi nën mbikëqyrje elektronike”, tha prokurori.

Ndërkohë, fëmija i çiftit, një vajzë tre vjeç e gjysmë, thuhet se ka qenë dëshmitare e vdekjes së nënës së saj përmes dritares së shtëpisë.

Zjarrfikësit ia dhanë ndihmën e parë gruas së re, por nuk arritën që ta mbanin në jetë. Çifti kishte një vajzë 4-vjeçare.

Policia gjyqësore Metz është e ngarkuar me hetimin e këtij rasti, përcjell Gazeta Sinjali.

I dyshuar për këtë vrasje është bashkëshorti i viktimës, një 23-vjeçar i njohur për policinë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ai ishte liruar së fundmi nga burgu dhe i ishte vendosur një byzylyk elektronik, përmes të cilit përgjohej, por, sipas fdesouche, ai e kishte këputur atë, përcjell Gazeta Sinjali.

Autoritetet franceze njoftojnë se kjo vrasje është vrasja e 43-të që ka ndodhur që nga fillimi i vitit në këtë shtet.

Një marsh kundër dhunës do të organizohet të mërkurën, më 26 maj, përpara Bashkisë së Hayange./Gazeta Sinjali/