image Mediat britanike: Shqiptarët përdorin TikTok për të sjellë emigrantë

Diasporë

Mediat britanike: Shqiptarët përdorin TikTok për të sjellë emigrantë

news image

Mediat britanike shkruajnë se bandat kriminale shqiptare vazhdojnë të reklamojnë në rrjetet sociale kontrabandimet e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.

Së fundmi, e përditshmja britanike, “The Mirror” shkruan se “Mafiozët shqiptarë po përdorin rrjetin social TikTok” për të komunikuar me emigrantë, të cilëve u garantojnë rrugë kalimi me kamionë drejt Anglisë“.

Më shumë se 20 mijë paund për familje u marrin emigrantëve këto banda shqiptare, thuhet në artikullin e “The Mirror”.

Udhëtimi i fundit për këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurtë brenda kamionit. 100% e sigurt. Për më shumë shkruani në DM”, shkruante dikush në TikTok.

Një tjetër shkruante: “Një tjetër udhëtim në Angli me kamion. 24 mijë Stërlina. Udhëtim i sigurtë për në Angli përpara Krishtlindjes. Na kontaktoni shpejt”.

Mirror raporton se Agjencia e Krimit në Britani të Madhe ka nënshkruar marrëveshje me Instagram, Facebook, TikTok dhe rrjete të tjera për të luftuar krimin e organizuar që shfrytëzon mediat sociale.

E megjithatë, 6 ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, grupet kriminale të kontrabandimit të emigrantëve vazhdonin të bënin njoftime në TikTok.

Më shumë se 21 mijë persona u arrestuan gjatë këtij viti deri në muajin Shtator për hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe.

/GazetaSinjali/