image Mediat angleze tregojnë se ku do të transferohet Strakosha

Futboll

Sport/ Mediat angleze tregojnë se ku do të transferohet Strakosha

news image

Reprezentuesi shqiptar njëherësh portieri i skuadrës së Lazios, Thomas Strakosha, mund të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Football London”, Strakosha pritet të shkojë te skuadra e Tottenhamit.

Drejtuesit e klubit londinez janë hedhur në sulm për Strakoshën pas lëndimit serioz të Hugo Llorisit, i cili e theu krahun.

Paraqitjet fantastike të 24-vjeçarit me fanellën e Lazios kanë bindur londinezët se shqiptari është i duhuri për të zëvendësuar Llorisin.