image Medalja e parë e artë fitohet nga Kina në “Tokyo 2020”

Sporte të tjera

Medalja e parë e artë fitohet nga Kina në “Tokyo 2020”

news image

Medalja e parë e artë në Lojërat Olimpike u fitua mëngjesin e ditës së shtunë.

Kinezja Qian Yang doli e parë në finalen e gjuajtës me pushkë ajrore nga 10 metra.

Vetëm 21 vjeç, Yang është një nga figurat më të shquara në këtë sport.

Ajo la prapa rusen Anastasiia Galashina, që garon si përfaqësuese e Komitetit Olimpik Rus.

Medaljen e bronztë e fitoi Nina Christen, për Zvicrën.

Medaljet tjera sot mund të fitohen në: Shigjetari, Çiklizëm, Kalërim, Xhudo, Taekwondo dhe Peshëngritje.

Ndër to, bën pjesë edhe Kosova.

Në Xhudo, në katëgorinë 48 kg për femra, Distria Krasniqi është vetëm një fitore larg që të sigurojë njërën nga medaljet olimpike. /Gazeta Sinjali Sporti/