image Olimpiada në pikëpyetje edhe për vitin tjetër, s'ka plan B

Sport/ Olimpiada në pikëpyetje edhe për vitin tjetër, s’ka plan B

news image

Organizatorët e Tokios 2020 pranojnë se nuk kanë një “plan B” për një tjetër shtyrje të Lojërave Olimpike, të shtyrë për një vit për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Zyrtarët e IOC dhe Japonezët e kanë zhvendosur fillimin e Olimpiadës më 23 korrik 2021, por ashpërsia e epidemisë përsëri ka ngritur dyshime nëse Lojërat në të vërtetë mund të luhen Brenda 15 muajve.

“Ne po punojmë për qëllimin e ri – tha Masa Takaya, zëdhënësi i Tokios 2020 në një videokonferencë – Ne nuk kemi një plan B. Gjithë sa mund të them është se datat e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike sapo janë caktuar. Tokio 2020 dhe të gjithë palët e interesuara janë duke bërë çmos për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm “.