image Meçi mes Markut dhe Ramirez, ky është rekordi i dy bokserëve

Sporte Luftarake

Meçi mes Markut dhe Ramirez, ky është rekordi i dy bokserëve

news image

Florian Marku do të dalë sonte në ring përpara tifozëve shqiptar.

Bokseri shqiptar do të duelojë ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez, për titullin “WBC Silver” Interim në pesha të lehta.

Rekordi i Markut është i jashtëzakonshëm, pasi ai është i pamposhtur në karrierën e tij në boks.

Në 12 meçe të zhvilluara të tij, ai ka 11 fitore dhe një barazim, ku 7 prej tyre kanë ardhur me “knock-out”.

Ndërkohë kundërshtari i Markut, Miguel Parra Ramirez ka 24 meçe të zhvilluar gjithsej, ku i ka fituar 21, i ka humbur dy dhe ka barazuar një.

Meçi do të zhvillohet në “Air Albania” dhe tashmë të gjitha biletat janë të shitura.

Dueli fillon nga ora 18:00.

/GazetaSinjaliSport/