image Meçi Marku-Jenkins, cili ka rekord më të mirë?

Sporte Luftarake

Meçi Marku-Jenkins, cili ka rekord më të mirë?

news image

Edhe pak minuta na ndajnë deri te sfida mes shqiptarit Florian Markut dhe britanikut, Chris Jenkins, shkruan Sinjali Sport.

Marku kërkon mbrojtjen e titullit “IBF”, pesha “welter”.

Por, cili ka rekord më të mirë nga meçet e dy bokserëve?

Florian Marku në 11 meçe gjithsej të zhvilluara në karrierë, ka 10 fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

Nga 10 fitoret e Markut, 6 kanë ardhur me nokaut.

Ndërsa Chris Jinkens në 30 meçe të zhvilluara në karrierë ka 23 fitore, katër humbje e tri barazime.

Nga 23 fitoret e Jinkens, vetëm 8 kanë qenë me nokaut.

Pra, Marku ka një përqindje dukshëm më të të mirë si në atë të fitoreve, por edhe në atë të arritura me nokaut, kështu që është favorit për këtë ballafaqim.

/GazetaSinjaliSport/