Xhudistja Nora Gjakova (-57 kg) ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023” në Azerbajxhan në finale ku mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani, teksa edhe xhudistja Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë pas humbjes në finale ndaj japonezes Kisumi Omori, raporton Gazeta Sinjali Sporti.
Trajneri, Driton Kuka ka reaguar pas këtyre paraqitjeve të Gjakovës e Krasniqit, për të cilat tha se tashmë me siguri do të jenë bartëse në Lojëra Olimpike.
“Nora e artë 1000 Pikë. Disi e argjendtë 700 pikë. Tashmë do jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike! Grand Slam Baku Azerbeijan. Të shkelqyeshme dhe tashmë drejt Parisit 2024 drejt sukseseve të reja!”, tha ai.
Po ashtu, Kuka lartësoi arritjet në xhudo të cilat shënojnë paraqitje të shkëlqyer të shtetit tonë.
“Me zjarr,ujë e xhudon e Kosovës ska lojë! Ditë e bukur atje në Baku për vendin tonë e popullin Shqiptar Neser garojnë Laura,Loriana e Akili ju urojmë suksese! Në krye të detyres Majlinda e Tosi”, u shpreh trajneri i xhudos, Driton Kuka.
Pamje nga Azerbajxhani: