image Nora Gjakova e fiton medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023”

Sporte Luftarake

Nora Gjakova e fiton medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023”

news image

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023”. Xhudistja kosovare e mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani për të triumfuar në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Paraprakisht, Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në xhiron e dytë ajo e mposhti me Ippon, pasi e mbajti për 20 sekonda, garuesen nga Polonia, Arleta Podolak.

Në xhiron e tretë mposhti me thyerje të dorës për Ippon, garuesen gjermane, Seija Ballhaus.

Nora në çerekfinale mposhti me Ippon edhe francezen, Priscilla Gneto.

Garuesja nga Peja në gjysmëfinale e mposhti me Ippon, e zuri në mbajtje për 20 sekonda, garuesen turke, Hasret Bozkurt.

Paraprakisht, medalje të argjendtë fitoi garuesja tjetër kosovare, Distria Krasniqi. 

/GazetaSinjali/