image Para shteteve më të fuqishme të botës, çikat kosovare kryesojnë ranglistën botërore në xhudo

Sporte Luftarake

Para shteteve më të fuqishme të botës, çikat kosovare kryesojnë ranglistën botërore në xhudo

news image

Xhudistet kosovare kanë vazhduar shkëlqimin e tyre në arenën ndërkombëtare, duke zënë edhe një herë pozitën e parë në ranglistën botërore.

Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka ka publikuar së fundmi përditësimin e ranglistës botërore, ku dy nga xhudistet kosovare mbajnë pozitat e para në kategorinë e tyre përkatëse.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi vazhdon ta mbajë pozitën e parë në botë për kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërkaq puna e mirë me Laura Fazliun është shpërblyer.

Fazliu për herë të parë është vendosur në pozitën e parë në botë për kategorinë deri në 63 kilogramë.

/GazetaSinjaliSport/