image Driton Kuka promovon pasnesër librin e tij "Kryemjeshtri"

Sociale

Driton Kuka promovon pasnesër librin e tij “Kryemjeshtri”

news image

Trajneri i famshëm kosovar i Xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se do promovojë një libër të tij, lidhur me të gjitha sukseset e arritura si trajner, që do të titullohet “Kryemjeshtri”, dhe qe do të promovohet pasnesër në Prishtinë, në Institutin e Historisë “Ali Hadri”, nga ora 12:00.

Autori i librit do të jetë Arsim Maxhera, i cili është profesor i edukatës fizike në Mitrovicë.

Kuka shpreson që ky libër do të jetë një udhërrëfyes për shumë gjenerata të reja në vazhdim, pasi në të do flitet për rrugëtimin se si nga një lagje e vogël të Pejës u ndërtuan tri Kampione Olimpike, që u rritën në flakën e luftës.

Postimi i plotë i tij:

Pas një pune të përkushtuar të Arsim Maxhera për karrieren time si garues e trener drejt sukseseve pasnesër në Institutin e Historisë “ Ali Hadri “ në Prishtinë me fillim në ora 12.00 do promovohet libri “ Kryemjeshtri”.

Libër që besoj fuqishëm do jetë udhërrëfyes për gjenerata të reja sidomos të sportit por jo vetëm!

Rrugëtimi se si prej një lagje të vogël të Pejës u ndërtuan tri Kampione Olimpike,që u rritën në flakën e luftës por i treguam Botës se sa shumë e kemi merituar lirinë!

I jam mirënjohës autorit dhe mikut tim për punën disa vjeçare duke gjetur e hulumtuar informata në çdo kënd e skutë të veprimtarisë time.

/GazetaSinjali/