image Me uniformë ushtarake, Zelensky jep detaje për zhvillimet e luftës në Ukrainë

Botë

Me uniformë ushtarake, Zelensky jep detaje për zhvillimet e luftës në Ukrainë

news image

I veshur me uniformë ushtarake, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sërish i është drejtuar popullit me një fjalim, pas luftës që ka nisur sot në mëngjes.

Ai ka folur për një pauzë operacionale dhe pretendon se forcat ukrainase e kanë mbrojtur me sukses rajonin lindor të Donbasit, si dhe kanë luftuar pranë Kharkiv.

Zelensky thotë se zona më problematike është në Kherson në jug të vendit, ku trupat ruse janë zhvendosur nga Krimea e aneksuar.

Për situatën në veri të vendit, ai thotë se rusët nuk janë duke u ndaluar , duke shtuar se luftime të rënda po zhvillohen në Çernobil.

Ai flet gjithashtu për humbjet të trupave, si dhe për ushtarë rusë të kapur.

Zelensky thotë se shumë aeroplan dhe automjete ruse janë shkatërruar, sipas tij shumë rusë janë të shokuar me atë që po ndodh, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/