image Me titullin e fituar, Real Madridi thyen rekordin 32-vjeçar të klubit

Futboll

Me titullin e fituar, Real Madridi thyen rekordin 32-vjeçar të klubit

news image

Real Madridi u shpall zyrtarisht kampion i La Ligas pas fitores 4-0 ndaj Espanyolit të shtunën.

Madrilenët festuan titullin e La Ligas për herë të 35-të në histori të klubit, më shumë se çdo klub tjetër spanjoll.

‘Galaktikët’ siguruan titullin në katër ndeshje pa përfunduar kampionati, duke thyer kështu rekord.

Duke u shpallur kampion me katër ndeshje pa u mbyllur sezoni, Real Madridi ka siguruar titullin e tyre më të hershëm në La Ligas në 32 vite.

Në kampanjën 1989-90, madrilenët gjithashtu kishin siguruar titullin e ligës në katër ndeshje pa përfunduar kampionati.

/GazetaSinjaliSport/