Qytetarë të shumtë të Komunës së Podujevës, kanë mbetur pa energji elektrike në festën e Kurban Bajramit.
Sinjalizuesit kanë treguar për Redaksinë e Sinjalit se që nga ora gjashtë e mëngjesit kanë mbetur pa energji elektrike, përkundër se shumë besimtarë myslimanë po e festojnë sot Kurban Bajramin.
Në anën tjetër zyrtarë nga KEDSI, kanë njoftuar se janë të informuar për gjendjen në Podujevë. Kanë thënë se reduktimet po bëhen për shkak të një prishje në atë pjesë
“Në Podujevë bëhet fjalë për një kabllo nëntokësore e cila është prishur nga mëngjesi, ekipet janë në terren për ta rregulluar problemin, por se nuk kanë orar të caktuar se kur do të arrihet sanimi meqë prishja është e madhe”, kanë deklaruar nga KEDS.