Më shumë se 30 policë kanë hyrë në Telekomin e Kosovës mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se policët e Njësitit për Krime Ekonomike kanë hyrë në sektorin e burimeve njerëzore, në sektorin e financave dhe në sektorin e prokurorimit në Telekom.
Për konfirmimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka kërkuar që pyetjet të drejtohen me shkrim përmes emailit.
Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e këtij operacioni të Policisë.
Gazeta Sinjali në vazhdim do të sjellë detaje të reja nga ky rast. /Gazeta Sinjali/