Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 3 mijë e 551, raporton Gazeta Sinjali.
Që nga shkurti i vitit të kaluar, ky institut njofton se janë kryer 593 mijë e 728 testime PCR, prej të cilave 107 mijë e 258 kanë rezultuar pozitive.
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 2 mijë e 240 kanë ndërruar jetë, ndërkaq 101 mijë e 467 të tjerë janë shëruar.
Ndërkohë, sipas koordinatorit të Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhit, deri më tani 57 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID-19./Gazeta Sinjali/