Në Komunën e Prishtinës sot kanë dalur 10 raste pozitiv me koronavirus, nga 40 sa ishin sot në gjithë rajonin e Kosovës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një reagimi në Twitter, ka kërkuar nga IKSHPK-ja që të informohet me më shumë detaje për të infektuarit.
“40 raste të reja sot e 10 me vendbanim në Prishtinë. Po presim më shumë informata nga IKSHP për të ju informuar më tutje”, ka shkruar Ahmeti.
Ndërkaq, kujtojmë që deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 234 raste pozitiv me COVID-19./ Gazeta Sinjali/