image “Më rrahën shokët e babait” - I mituri në Lipjan sulmohet nga dy persona, bëhet për spital

Siguri

“Më rrahën shokët e babait” – I mituri në Lipjan sulmohet nga dy persona, bëhet për spital

news image

Dje pak pas mesnatës, Policia ka pranuar informacione për një rrahje që ka ndodhur në fshatin Poturoc të Lipjanit.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se në këtë fshat disa persona të panjohur e kanë rrahur një 17-vjeçar.

Pas arritjes në vendngjarje, Policia e ka intervistuar viktimën dhe vëllain e tij, të cilët kanë deklaruar se nga një veturë e tipit “Peugeot” kanë dalë dy persona të panjohur dhe e kanë sulmuar të miturin.

Ata kanë raportuar në Polici se kanë dyshime që personat e panjohur janë shokë të babait të tyre.

Siç mëson Sinjali, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Lipjanit, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë kapur

Sipas burimeve të njëjta, prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/