image Me rastin e 17 Shkurtit, Newborn merr pamje të re

Kosovë

Njoftim/ Me rastin e 17 Shkurtit, Newborn merr pamje të re

news image

Me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit, obelisku Newborn do të merr pamje të re, me ç’rast do të paraqesë simbolin e përkrahjes dhe fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në 12 vjetorin e pavarësisë, Newborn synon ta prekë një çështje shumë të ndjeshme dhe shpesh të paragjykuar në shoqërinë tonë: të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe të gjitha sakrificat për t’i tejkaluar vuajtjet dhe stigmën me të cilën ata përballen vazhdimisht.

Kjo pamje e re e Newborn ka për qëllim rritjen e vetëdijes së shoqërisë për gjendjen e të mbijetuarve, por veçanërisht mobilizimin për t’i mbështetur më shumë.

Siç njofton Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), adresimi i stigmës në Kosovë, është në hap me zhvillimet globale për këtë çështje dhe pjesë e fushatave ndërkombëtare./GazetaSinjali/