Napoli ka triumfuar në përballjen kundër Juventusit, me rezultat minimal 1-0, shkruan Sinjali Sport.
Realizator i golit në këtë ndeshje ishte Insigne, i cili u tregua i saktë me gjuajtjen e tij nga penalltia.
Mirëpo, protagonist në këtë ndeshje ishte edhe futbollisti kosovar, Amir Rrahmani, i cili arriti ta fitojë penalltinë, nga e cila edhe erdhi fitorja.
Me këtë fitore Napoli kalon në pozitën e 4-të nga pozita e 6-të kurse Juventusi mbetet në pozitën e 3-të./Sporti në Sinjali/