image Më pak borë këtë dimër, ekspertët: Do mbetemi “pa ujë” në verë

Evropë

Më pak borë këtë dimër, ekspertët: Do mbetemi “pa ujë” në verë

news image

Ky dimër solli më pak borë në kontinentin e vjetër, çka po shihet qartë sidomos ne shumë resorte europiane të skive nga Gjermania, e Francë e në  Republikën Çeke, shpatet e të cilave po arrijnë të mbulohen vetëm me borë artificiale.

Ndikimi i efektit serë mbi klimën sa vjen e bëhet më i prekshëm, e temperaturat janë mjaftueshëm të ngrohta sa për të shkrirë borën. Në shumë shtete, në vend të saj, po bie shi. Pasojat e kësaj situate shkojnë përtej sporteve dimërore, thotë ekspertët, duke dëmtuar si biodiversitetin, ashtu edhe furnizimin me ujë. “Bora luan një rol të rëndësishëm në ciklin e ujit,” shprehet Daniel Farinotti, një glaciolog nga universiteti ETH Zyrih dhe Instituti Federal Zviceran për Kërkimin e Pyjeve, Borës dhe Peizazhit.

“Bora ruan ujin për një kohë të caktuar. Uji i gjendur në borë nuk rrjedh menjëherë, por në verë dhe pranverë,” sqaron ai. Vetëm kur bora shkrihet, uji lëshohet gradualisht nëpër liqenet, lumenjtë dhe ujërat nëntokësore përreth.

/GazetaSinjali/