Koordinatori Nacional i Kosovës për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha e ka cilësuar si “ofendim” të shtetit të Kosovës, faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.
Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, në të cilin vërehet një numër i madh i gabimeve drejtshkrimore, ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje, pasi që sipas tij me Osmanin në krye të presidencës, po poshtërohet shteti i Kosovës./Gazeta Sinjali/