Dy persona janë futur në një shtëpi në Kamenicë me qëllim që të kryejnë vjedhje aty, raporton Gazeta Sinjali.
Ndonëse të dyshuarit u kapën në flagrancë nga vëllai i pronarit të shtëpisë, ata arritën ta përmbushin “misionin e tyre”.
Vjedhjen e arkës ata e realizuan me ndihmën e një revoleje, të cilës njëri nga të dyshuarit ia tërheqi dy herë këmbëzën në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur.
Vetëm pas arrestimit të njërit nga të dyshuarit, u kuptua që arma kishte qenë një pistoletë lodër.
Policia njofton se ka konfiskuar armën lodër që dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/