image Më në fund reagon edhe Mbappe për transferimin e Messit: Mirë se vjen në Paris

Futboll

Më në fund reagon edhe Mbappe për transferimin e Messit: Mirë se vjen në Paris

news image

Lionel Messi sot i filloi stërvitjet e para me klubin e ri, transmeton Sinjali Sport.

Argjentinasi nisi treningun me skuadrën e Paris Saint-Germain, duke u njoftuar edhe me bashkëlojtarët e tij të rinj.

Ish ylli i Barcelonës u bashku me shokët e tij që i kishte më parë bashkëlojtarë në ekip dhe kombëtare si: Neymar, Di Maria, Paredes dhe Icardi.

Këta futbollistë e mirëpritën Messin edhe më herët me postimet e tyre nëpër rrjetet sociale, por ylli kryesor i ekipit Kylian Mbappe nuk shfaqi asgjë.

Sulmuesi francez deri sot nuk ka bërë ndonjë postim, mirëpo para pak çastesh me disa foto e mirëpriti Leo Messin në Paris.

Pas këtij postimi shuhen thashethemet se Mbappe është i pakënaqur me arritjen e Messit te kryeqytetasit francez. /Gazeta Sinjali Sporti/