Lionel Messi sot i filloi stërvitjet e para me klubin e ri, transmeton Sinjali Sport.
Argjentinasi nisi treningun me skuadrën e Paris Saint-Germain, duke u njoftuar edhe me bashkëlojtarët e tij të rinj.
Ish ylli i Barcelonës u bashku me shokët e tij që i kishte më parë bashkëlojtarë në ekip dhe kombëtare si: Neymar, Di Maria, Paredes dhe Icardi.
Këta futbollistë e mirëpritën Messin edhe më herët me postimet e tyre nëpër rrjetet sociale, por ylli kryesor i ekipit Kylian Mbappe nuk shfaqi asgjë.
Sulmuesi francez deri sot nuk ka bërë ndonjë postim, mirëpo para pak çastesh me disa foto e mirëpriti Leo Messin në Paris.
Welcome to Paris, Léo. ???????? pic.twitter.com/ZDO11HSVOw
— Kylian Mbappé (@KMbappe) August 12, 2021
Pas këtij postimi shuhen thashethemet se Mbappe është i pakënaqur me arritjen e Messit te kryeqytetasit francez. /Gazeta Sinjali Sporti/