image "Më mungon", Graniti vazhdon postimet për Fifin

Bota e Yjeve

“Më mungon”, Graniti vazhdon postimet për Fifin

news image

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Granit Cana ka një javë që është eliminuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy ditë më parë Graniti në studion e Big Brother u shpreh se është i lumtur që tani Fifi është e qetë në lojë. Ai theksoi se e sheh që Fifi ka gjetur ngushëllim te Dj Dagz.

Që nga dalja e tij, Graniti po i jep mbështetje të madhe Fifit. Ai në Instagram, ka postuar sërish një fotografi së bashku me Fifin, derisa ka shkruar se i mungon.

Graniti gjithashtu ka treguar se ka takuar ish të dashurën e tij, dhe e kanë lënë të bisedojnë sërish për situatën mes tyre.

/GazetaSinjali/