Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike në një shtëpi bari për kultivimin e kanabisit.
Shqiptarët të identifikuar si Runi Firaku, Drillon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj u arrestuan gjatë një aksioni policor në Kent, në muajin gusht të këtij viti.
Ata u gjetën teksa kultivonin 347 bimë kanabisi, që nëse do të hidheshin të treg, do të kapnin vlerën e 260 mijë paund, raportojnë mediat e huaja.
Njëri prej shqiptarëve teksa është pyetur në sallën ë gjyqit nëse e dinte se ishte e paligjshme rritja e këtyre bimëve, ai është shprehur se “burgu është më mirë se Shqipëria”.
Ata mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’i shlyer borxhin trafikantëve. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.