image “Me koordinim a pa koordinim”, LVV godet opozitën përmes videos së fundit

Politikë

“Me koordinim a pa koordinim”, LVV godet opozitën përmes videos së fundit

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, ku e godet opozitën, derisa në fund të videos shfaqet Kurti duke thënë “me koordinim a pa koordinim?”.

Në video përmenden “Zajdenica”, liberalizimi i vizave, marrëveshja e Uashingtonit, marrëveshjet ndërkombëtare, zgjedhjet e reja në veri, inflacioni.

“Qytetarët nuk janë të izoluar, por hajnat e dikurshëm janë izoluar jashtë pushtetit”, thuhet ndër të tjerash në video.

“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese”.

“Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njejtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, thuhet në postim.

Pasi BE vendosi masa kundër Kosovës, PDK ka vendosur që të shkëpusë komunikimin me Kurtin dhe Osmanin dhe kanë kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkaq, LDK ka marrë vendim që t’i bojkotojë mbledhjet e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

/GazetaSinjali/