image Jasharaj reagon pas videos së VV-së ku ishte përfshirë ai: Faleminderit që nuk më kishit harruar

Sociale

Jasharaj reagon pas videos së VV-së ku ishte përfshirë ai: Faleminderit që nuk më kishit harruar

news image

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka reaguar ndaj videos së radhës që u publikua nga Lëvizja Vetëvendosje e ku një nga protagonistët ishte edhe vetë Jasharaj sipas VV-së si “sindikalist i lidhur me politikën”.

Jasharaj ka thënë se video ka qenë e cilësisë së dobët dhe pa përmbajtje dhe ka kritikuar ata që e kanë bërë videon meqë thotë se s’i ka pëlqyer fotografia që kishin përzgjedhur.

“Fotoja që kanë përdorë është më e keqja. Unë nuk jam i bukur, por ama ka shumë foto të mijat që janë më të mira se kjo në video”, ka shkruar Jasharaj me ironi.

Reagimi i plotë:

Në vend të reagimit ndaj videos së VV-së

Lëvizje Vetëvendosje ju faleminderit që nuk më kishit harruar

Isha personazh edhe në një video tjetër të Vetëvendosjes, por atëherë nuk thashë ndonjë fjalë sepse u mundova ta kuptoj zemërimin e tyre ndaj meje për arsye të grevës dhe paraqitjeve të mija kritike në medie ndaj qasjes së Qeverisë ndaj kërkesave legjitime të grevistëve.

Edhe tani kur publikuan një video tjetër nuk dua të kritikoj e të flas për cilësinë e dobët dhe pa përmbajtje të kësaj video, por dua ta kritikoj regjisorin dhe skenaristin për foton time. Fotoja që kanë përdorë është më e keqja. Unë nuk jam i bukur, por ama ka shumë foto të mijat që janë më të mira se kjo në video. Regjisorin dhe skenaristin i lus me mirësi për një marrëveshje . Ata le të vazhdojnë të krijojnë shpifje e rrena dhe t’i kthejnë në video propaganduese, por të drejtën për zgjedhje të foto le të mos ma mohojnë. Nëse nuk kanë kohë duke u marrë me shpifje e rrena të kërkojnë në google, atëherë le të ma dërgojnë një adresë dhe unë u premtoj se për videon tjetër do t’ua dërgoj ndonjë foto timen që më pëlqen.

Krejt në fund Lëvizje Vetëvendosje ju faleminderit që nuk më kishit harruar as në këtë veprën e fundit “artistike” .

Rrahman Jasharaj

/GazetaSinjali/