image VIDEO/ Vogëlushin e zë gjumi në pellgun me baltë, bëhet viral në rrjet

Botë

VIDEO/ Vogëlushin e zë gjumi në pellgun me baltë, bëhet viral në rrjet

news image

Një vogëlush është bërë viral në rrjete sociale pasi e ka zënë gjumi në një pellg me baltë. Videoja është regjistruar në San Paulo, Brazil. Vogëlushi kishte shkuar në park me babain dhe vëllain e tij por fusha ishte plot me pellgje balte për shkak të shiut që kishte rënë një ditë më parë.

“Fëmijët e mi filluan të luanin dhe, një orë më vonë, djali im më i vogël u shtri në pellgun e baltës dhe e zuri gjumi. U ngrita menjëherë dhe filmova atë që ndodhi. Videoja u bë virale në Instagram, sepse riktheu kujtime të mira të fëmijërisë për shumë njerëz.”, thuhet në videon e publikuar nga ViralHog.

/GazetaSinjali/