Vedat Muriqi e ka treguar sërish veten në javën e 25-të në elitën e futbollit spanjoll.
Sulmuesi kosovar realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen 1:2 ndaj Betisit.
Vedat Muriqi barazoi shifrat në minutën e 75-të, kur realizoi një gol të bukur me kokë, për ta vulosur kështu formën fantastikë në të cilën po kalon.
Nga SofaScore, sulmuesi shtatlartë u vlerësua me notën 7.3, e dyta më e larta në ekip pas atij të Jaume Costas, 7.6.
Muriqi kështu shkon në kuotën e dy golave dhe një asistimi në tri ndeshjet e para në La Liga. /Gazeta Sinjali Sporti/