Vera Ora nëna e Ritës, ka reaguar pas videos e cila është publikuar kudo në rrjete sociale, ku shihet këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, e mbështjellur me flamurin serb gjatë një performance në Hungari, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo ka treguar se pas këtij gjesti e ka qortuar mjaft shumë Ritën, të cilës i kërkoi edhe publikisht falje.
Përveç kërkim faljes, Vera u shpreh se gjesti e kishte nervozuar mjfat shumë atë, kështu duke e këshilluar të bijën që të mos trulloset më.
“M’fal te kom bertit shume, po me ke bo nervoz! Mos u tullos”, shkroi ajo në Instastory-n e saj, ku me mbishkrimin publikoi edhe një foto të Ritës teksa bën shqiponjen para flamurit të Kosovës.
Ndërsa, nga ana tjetër ka reaguar edhe vetë këngëtarja, ku në një deklaratë për media tha se vetëm pasi doli nga skena e ka kuptuar që flamuri në fjalë ishte i Serbisë, duke shtuar se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.