image Me Google Maps do të mund t’i shmangni rrugët e errëta

Navigimi/ Me Google Maps do të mund t’i shmangni rrugët e errëta

news image

Google është duke punuar në një mundësi të re të krijuar për aplikacionin Google Maps, e cila do ta përmirësojë sigurinë e përdoruesve.

Bëhet fjalë për funksionin i cili do t’i theksojë rrugët e ndriçuara mirë kur përdoruesi ecën në këmbë. Ky funksion u zbulua në kodin e beta versionit të Google Maps, gjë që tregon se do të jetë në dispozicion të përdoruesve.. Google Maps do t’i theksojë rrugët e ndriçuara mirë me ngjyrë të verdhë në mënyrë që përdoruesit të mund t’i shmangin ato me dritë të dobët apo rrugët e errëta.

Ky është një hap i vogël përpara për Google Maps, por shumë përdorues besojnë se do ta përmirësojë sigurinë e përdoruesve.

Se kur ky funksion i ri do të jetë në dispozicion të përdoruesve kjo nuk dihet tani për tani, dhe as nuk dihet se si Google do t’i mbledhë të dhënat rreth ndriçimit të rrugëve dhe t’i azhurnojë ato rregullisht.