Rihanna, si gjithnjë nuk kursehet me foto të nxehta në shtrat, duke shfaqur format e saj trupore, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo vitet e fundit e ka lënë anash muzikën dhe i është përkushtuar më shumë botës së biznesit.
Artistja ka lansuar koleksione të shumta nga brendi “Savage X Fenty”, ndërsa së fundmi paralajmëroi edhe linjën për komunitetin LGBTI.
Rihanna postoi fotografi e veshur me të brendshme në shtrat, të cilat përmbanin elemente me ngjyra të ylberit, që simbolizojnë këtë komunitet.
“Savage X Pride”, e ka titulluar ajo linjën e re të të brendshmeve.
Me këtë linjë, Rihanna tenton që ta ndihmojë komunitetin LGBTI në muajin që quhet “Muaji i Krenarisë”.
Sa i përket jetës private, Rihanna është në lidhje dashurie me reperin A$AP Rocky. /Gazeta Sinjali/