Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik gjatë ditës së djeshme ka vizituar disa nga qytetet e Kosovës për ta promovuar albumin e tij më të ri.
Mirëpo, pasi kishte mbërritur në Gjakovë, iu dha urdhër nga Policia që ta ndërpres turneun që kishte nisur.
Kjo për shkak se ai kishte shkaktuar tollovi në qytetet paraprake dhe nuk iu lejua të vazhdoj në qytetet tjera që kishte planifikuar të shkoj.
Mozzik, përmes rrjetit social Instagram ka publikuar një video, duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në tubimet e tij.
“Ju dua shumë, ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur sepse për këto buzëqeshje e kam bërë këtë dhe pa asnjë përfitim. Më falni nëse bëra tollovi pak”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/